Numri i netëqëndrimeve në hotelet zvicerane u rrit në mars falë rikthimit të turistëve të huaj, sipas vlerësimeve fillestare të Entit Federal të Statistikave.

Marketing

Muajin e kaluar qëndrimet në hoteleri zvicerane u rritën me 63,3% krahasuar me një vit më parë dhe kaluan shifrën 3 milionë, sipas statistikës eksperimentale Hesta-Flash të publikuar sot.

Kërkesa nga mysafirët vendas u rrit me 22.4%, ndërsa ajo e të huajve regjistroi një hap përpara prej gati 214%. Një vit më parë, ishin regjistruar 1.87 milionë fjetje.

Në janar, numri i fjetjeve u rrit me 71.3% në terma vjetorë në afro 2.2 milionë, dhe në shkurt u arrit një rritje prej 41.1% në 2.84 milionë.

Prandaj, shifrat po i afrohen gjithnjë e më shumë nivelit të parakrizës. Në mars 2019 – para shpërthimit të pandemisë – hotelet zvicerane kishin regjistruar 3.35 milionë qëndrime të natës. Vlerësimi Hesta-Flash ofron vetëm një tregues të parë të evolucionit në nivel kombëtar.

Më 9 maj, FSO do të publikojë statistikat e akomodimit turistik për tremujorin e parë./albora.ch/

Marketing