Reperi i parë kosovar në Itali, Lindoni i njohur si “IL GHOST”, si i vogël ka emigruar në Itali, ku është rritur në Milano, por asnjëherë nuk ka harruar gjuhën dhe rrënjët shqipe.

Ai tani ka realizuar ëndrrën e tij të kahmotshme, të bëjë një album me këngë shqipe me anë të së cilave tregon jetën e tij si mërgimtar qysh nga fëmijëria e deri me tani.

Lindoni tregon se këngët e albumit “IL GHOST 1” janë shumë të veçanta dhe ndryshe nga këngët e tjera pasi kanë të bëjnë me rrëfimin e jetës së tij personale, jetës së  një mërgimtari rrugëve të diasporës,  dhe të gjitha vështirësive që ka kaluar larg vendlindjes.

Veç tjerash ai tregon se të gjitha këngët i shkruan shqip dhe jo italisht. E idea e krejt kësaj i erdhi nga yjet e tjerë shqiptarë të njohur botërisht, si Rita, Bebe, Dua, Gashi etj.

Ndëkohë që albumin e dytë ai planifikon ta bëjë në gjuhën italiane, dhe beson që edhe ky do të dëgjohet edhe nga shqiptarët atje, por se qëllimi i këtij albumi është të iu tregoi italianëve vuajtjet e shqiptarëve, e poashtu të tregoi se si është rrugëtimi i një shqiptari në Itali.

Marketing

Suksesin e tij Lindoni ia dedikon vetëm prindërve të tij, si mbështetësit më të mëdhenjë në karrierën e tij.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë në emisionin e diasporës “Fol Shqip Show”.

Marketing