Ditën e sotme qyteti i Shkupit është alarmuar pas raportimeve për bombë në disa shkolla.

Marketing

Alsat informon se aktualisht janë raportuar për adresat elektronike të 33 shkollave fillore, ku është njoftuar për kërcënim me mjet shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave.

Ndërkohë po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing