Një avion i llojit “Boeing 737”, i cili përdorej për shuarjen e zjarreve, është rrëzuar në Perëndim të Australisë.

Marketing

Avioni me dy persona në bord u rrëzua mbi parkun kombëtar të lumit Fitzgerald.

Për fat të mirë, dy pilotët arritën të mbijetojnë.

Lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri i Australisë Perëndimore, i cili e quajti ngjarjen si mrekulli.

“Kur mora lajmin, mendova më të keqen, por më thanë se pilotët dhe ekuipazhi mbijetuan. Dy pilotët u morën me helikopter nga vendngjarja dhe u transportuan në spital, por mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Mark McGowan.

Ai theksoi se rrëzimi i avionit në një zonë të pyllëzuar e bën edhe më të vështirë shpëtimin e ekuipazhit, prandaj për të ishte një mrekulli.

Marketing