Ramazan Rraja, emër jo pak i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë.

Marketing

Ai u gjet fajtor nga trupi gjykues për trafik kokaine, si pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë gjykimit, Prokuroria Publike e kishte cilësuar këtë grup kriminal si një organizatë kriminale “të lartë” që nxirrte fitime të mëdha nga kontrabanda dhe trafikimi i kokainës. Si prova për këtë, prokuroria mori para, drogë dhe katër orë luksoze.

Falë pajisjeve të përgjimit që kishin vendosur, u zbulua se organizata mund të kishte lidhje me tre grupe kokaine të përgjuara. Hetuesit Rrajën dhe një bashkëpunëtor të tijin Kaspars N., i cili ishte dhe kreu i grupit, duke folur për një kontejner me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa arritur të kuptonin asgjë. 

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën në tavanin e koshit një grumbull prej 57 kilogramësh kokainë. Herë pas here, droga dërgohej edhe drejt Ekuadorit.

Gjithashtu, nga telefonat celularë të anëtarëve të bandës u siguruan materiale fotografike për hetuesit. Shtretër hotelesh plot me para, foto jahtesh luksoze dhe orë me vlerë 655 mijë euro. Ata panë gjithashtu shumë foto të blloqeve të kokainës.

Gjykata vendosi ta dënojë organizatën shumë më ashpër sesa kishte kërkuar Prokuroria Publike. Udhëheqësi i grupit Kaspars N. u dënua me dymbëdhjetë vjet burg dhe 48 mijë euro. Përveç kësaj, ai duhet t’i dorëzojë shtetit belg 2.8 milionë euro pasuri kriminale.

Marketing