Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.

Marketing

Lajmin për ardhjen e tij më Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram dje, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkuar.

Ditën e sotme ai u takua me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i cili priti aktorin me famë ndërkombëtare dhe i dhuroi “Kullën e Sahatit”.

Ndërsa pak më herët u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij në kryeministri.

Belushi është pritur me entuziazëm nga Rama, dhe kjo duket nga fotot dhe statusi i Ramës në Facebook.

Kryeministri ka publikuar tre foto me aktorin me famë botërore, ndërsa shkruan: “BLUES BROTHERS, Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery.”

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.

Marketing