Shumë njerëz që jetojnë në zonat kufitare të Italisë dhe Francës preferojnë të punojnë në Zvicër, ku pagat janë shumë më të larta.

Marketing

Ky eksod i fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër shkakton mungesa të punëtorëve të kualifikuar në rajonet e tyre, veçanërisht në sektorët e ndërtimit, restoranteve dhe hotelerisë. Kompanitë në ato zona thonë se mungesa e punonjësve është “alarmante” dhe e përshkruajnë situatën lokale të punësimit si “dramatike”, shkruan The Local.

“Unë mund t’i ofroj një marangozi me përvojë një pagë deri në 3,000 euro”, tha një punëdhënës në komunën kufitare italiane të Campodolcino. “Por në Zvicër ai paguhet të paktën 4500 euro”.

Për të mbajtur talentin vendas larg kullotave shumë më të gjelbra të Zvicrës, bizneset në rajonet kufitare po debatojnë se si t’i bëjnë punët lokale më “zvicerane” – domethënë më konkurruese dhe tërheqëse për sa i përket pagave dhe kushteve të punës.

“E vërteta është se ne duhet të kopjojmë modelin zviceran,” tha një politikan vendas .

Rreth 68,000 italianë janë aktualisht të punësuar në Zvicër – kryesisht në Ticino, por edhe në Valais dhe Graubünden, të cilët të gjithë ndajnë një kufi me Italinë.

Shumica e punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër (rreth 180,000) vijnë nga Franca.

Kjo nuk është hera e parë që punëdhënësit përtej kufirit ankohen për ‘humbjen’ e fuqisë punëtore lokale në Zvicër:

Pse punëtorët francezë ndërkufitarë zgjedhin të punojnë në Zvicër

Foto: Pixabay (Pamje nga Zvicra)

Marketing