Mjekët që punojnë në spitalet komunale të Gjermanisë kanë bojkotuar vendet e punës me kërkesën për paga dhe kushte më të mira.

Marketing

Në qytetin e Hamburgut, rreth 2000 mjekë marshuan në qendër të qytetit duke mbajtur pankarta, ku shkruhej “Punë e mirë-pagë e mirë”.

Sipas mediave të huaja, greva kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 shtetet e Gjermanisë dhe spitalet private.

Sindikata e mjekëve Marburger Bund po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021 plus një rritje prej 2.5% për 55,000 mjekë spitalorë.

Ajo ka bërë thirrje për greva të mëtejshme në shtetet e tjera më 30 mars. Shoqata e punëdhënësve VKA tha se kërkesat për kompensim inflacioni dhe rritje page ishin të paarsyeshme.

Albora.ch

Marketing