Sondazhet e para për zgjedhjet presidenciale të Turqisë tregojnë se shefi i CHP Kemal Kilicdaroglu, i cili është nominuar si kandidat i Aleancës Kombëtare, kryeson garën ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, kandidat i Aleancës Popullore.

Marketing

Megjithatë, pritet që për shkak të kandidatit Muharrem Ince, i cili me shumë gjasa do të marrë vota të konsiderueshme, fituesi të përcaktohet vetëm pas raundit të dytë.

Agjencitë e sondazheve Eurasia, MAK, AR-G, Aksoy, PIAR, ORC, Saros dhe Yoneylem kanë kryer sondazhin në mars dhe rezultatet e sondazhit të MetroPoll të prillit janë publikuar tashmë.

Sipas anketës së fundit të MAK Consulting, Kiliçdaroglu ka 47 për qind të votave, ndërsa Erdogan 42 për qind të votave.

Votat e “të tjerëve”, përfshirë Muharrem Ince, janë 3 për qind, ndërsa përqindja e të pavendosurve është 8 për qind.

Sipas hulumtimit të “Turkiye Raporu”, e cila e publikoi sondazhin në mes të marsit, ka një diferencë prej 9 për qind mes Kilicdaroglu dhe Erdogan. Kur përjashtohen votat e pavendosura, Kiliçdaroglu ka arritur shifrën prej 54.5 për qind dhe Erdogan 45.5 për qind.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në shtetin turk do të mbahet më 14 maj dhe me të gjitha llogaritë jemi në një garë mjaft të pasigurt në të cilën kandidati i opozitës ka një avantazh të lehtë.

Marketing