Princesha Martha Louise e Norvegjisë ka vendosur të heqë dorë nga detyrat e saj mbretërore, duke tronditur publikun dhe fansat mbretërorë. 

Marketing

Ky vendim është marrë me qëllim që “të dallojë më qartë aktivitetet e saj dhe marrëdhëniet e saj me Shtëpinë Mbretërore të Norvegjisë “.

Prandaj Marta Louise nuk do të kryejë detyrat e saj për familjen mbretëror, ndërsa sipas informacioneve procedurat që ishin nën kujdesin e saj do të kryhen nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore të Norvegjisë.

Prindërit e saj, Mbreti Harald V dhe Mbretëresha Sonja, falënderuan vajzën e tyre të vetme për kontributin e saj në një deklaratë: 

“Mbreti dhe Mbretëresha dëshirojnë të falënderojnë Princeshën Martha Louise për punën e rëndësishme që ajo ka bërë në cilësinë e saj zyrtare për shumë dekada. Ajo i kreu detyrat e saj me ngrohtësi, kujdes dhe përkushtim të thellë”.

Marketing