Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi, është takuar me përfaqësues të mërgatës, bizneseve dhe studentëve.

Marketing

Në fjalën e saj, në aktivitetin me studentë dhe shoqata të mërgimtarëve, Presidentja Osmani ka çmuar lart kontributin e mërgatës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës.

“E di që mallin për atdhe e keni secili prej jush dhe të çdoditshëm, siç e di që mundi, djersa dhe sakrifica juaj që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë nuk kanë munguar kurrë. Kosova mbijetoi edhe shkaku i juve, shkaku i kontributit të mërgatës kudo në botë, përfshirë në Turqi”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ajo e ka quajtur mërgatën “shpirti dhe zemra e Kosovës”, teksa ka shfaqur bindjen se me mbështetjen e saj, Kosova do të vazhdojë të shënojë suksese./albora.ch/

Marketing