Zyra e migracionit, së bashku me policinë kantonale të Basel-Stadt, kanë kryer një kontroll rreth punës së padeklaruar, ku në Kleinbasel kontrolluan njëmbëdhjetë persona.

Marketing

Nga këta njëmbëdhjetë persona , tetë nga ta janë raportuar për punë të padeklaruar dhe qëndrim të paligjshëm.

Shtatë kosovarë dhe një serb tashmë kanë ndalime ekzistuese për hyrje nga kantonet e tjera.

Në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë të Baselit thuhet se ata ose do të dërgohen në kantonin përgjegjës ose deportohen në vendin e tyre nga zyra e migracionit në Basel-Stadt.

Serbi i raportuar tanimë është dëbuar nga Zvicra, transmeton albora.ch.

Një tjetër kosovar dhe dy shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian (Francë dhe Greqi) janë liruar nga kontrolli pas marrjes në pyetje. Kontrolli është rezultat i bashkëpunimit ndërkantonal dhe është kryer në bazë të një bakshishi nga një kanton tjetër./albora.ch/

Marketing