Një i ri nga Kosova e ka humbur jetën në Slloveni.

Marketing

Zëdhënësja e policisë së Mariborit Anita Kovaçiq-Celofiga, ka thënë se bëhet fjalë për një 27 vjeçar nga Kosova.

Kovaçiq- Celofiga theksoi se në këtë rast sipas informacioneve të deritanishme nuk bëhet fjalë për krim.

“Mund të ju konfirmojmë se dje jemi njoftuar për aksidentin e një 27 vjeçari në një liqe në zonën e Ptujt. Viktima, shtetas i Kosovës u nxor nga uji. Atij iu ofrua ndihma por fatkeqësisht nuk pati sukses” – tha Kovaçiq – Celofiga.

“Vdekja sipas informacioneve të deritanishme nuk është rezultat i ndonjë krimi. Vdekja e të ndjerit u konfirmua në vendngjarje dhe u urdhërua për një autopsi sanitare. Për gjetjet do të njoftohet edhe prokuroria kompetente e shtetit” -tha ajo në një përgjigje për Klankosova.tv.

Gjatë ditës u raportua nga mediat lokale se i ndjeri vinte nga fshati Përqevë e komunës së Klinës, por kjo ende s’është konfirmuar.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin. 

Marketing