Nga sulmi në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg vdiqën tetë përsona, që si duket edhe sulmuesi është një ndër ta, njofton policia të premten. Një numër i paspecifikuar mbetet për personat e plagosur, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Marketing

Nuk ka ende deklaratë zyrtare per motivin e mundshëm të sulmit të enjten mbrëma që shokoi qytetin e dytë më ta madh në Gjermani. Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, ish-kryebashkiak i Hamburgut, përshkroi sulmin si ‘akt brutal të dhunës”.

Policia thotë se besohet që kanë vetëm një sulmues dhe ai mund të jetë një nga personat e vdekur në ndërtesë.

Hetuesit kanë punuar gjatë tërë natës për të siguruar provat.

Zyrtarët e Hamburgut thonë se do të ketë konferencë për media më vonë gjatë ditës për të diskutuar detajet e sulmit.

Marketing