Janë të shumta ato raste kur shqiptarët përbuzennë vendet e botës ku emigrojnë për një jetë më të mirë.

Marketing

I tillë është edhe rasti i një shqiptari i cili për momentin ndodhet në Shqipëri, por që në kohën që ka qenë në Gjermani është përballur me fyerje raciste.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, por që videoja po bën bujë në Tik Tok dhe media gjermane që nga dita e hënë.

Sipas hessenschau.de, autoritetet kanë nisur një hetim ndaj policit në fjalë, ndërsa videoja është xhiruar nga personi i abuzuar.

“Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.

“Jo, jo”, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.

“Ik shoku. Përndryshe do ta harroj veten. Kthehu në vendin tuaj të derrave”.- i thotë polici.

Shtabi i policisë Qendrore të Hessen-it tani ka konfirmuar se video është e vërtetë dhe polici është një oficer 34-vjeçar nga Giessen, i cili është akoma në detyrë.

Marketing