Një aksident i rëndë është shënuar në Caselle Torinese, në provincën e Torinos, ku një makinë me katër të rinj u përplas me një mur. 18 -vjeçari që drejtonte makinën, me inicialet Blend Halili, ndërroi jetë në vend. Ai ishte regjistruar në autoshkollë, por nuk kishte patentë.

Marketing

Tre të tjerët, dy 18-vjeçarë dhe një 17-vjeçar u transportuan në spitalin Ciriè, por gjendja e tyre nuk është e rëndë. Katër djemtë, të gjithë banues në komunën e Caselle Torinese, po ktheheshin në shtëpi pasi morën pjesë në një festë ditëlindjeje, raportojnë mediat italiane.

Aksident Caselle Torinese: Makina përplaset me një mur dhe 18-vjeçari vdes i djegur.  Ai drejtonte ende pa patentë
Marketing