Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marketing

Gjatë votimit të sotëm në Këshill, ka pasur vende që kanë votuar pro liberalizimit edhe pse nuk e njohin Kosovën si shtet.

Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, megjithatë ka votuar për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Njësoj kanë votuar Sllovakia, Rumania dhe Greqia.

Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Shtetit më të ri në Evropë pritet që t’i hiqet regjimi i vizave më 1 janar 2024, kur të hyjë në fuqi sistemi ETIAS.

Marketing