Tragjik ka rezultuar fati i një 15-vjeçari shqiptar, i cili është përplasur mbrëmë nga një tren.

Marketing

Ngjarja e rëndë ndodhi në stacioni hekurudhor Chiari në Brescia.

I riu tentoi që të kalonte shinat pa i kushtuar vëmendje nëse aty po kalonte apo jo një tren. Edhe pse treni tentoi që të frenonte, pasojat ishin fatale për djalin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Përplasja ka qenë shumë e dhunshme dhe ka ndodhur nën sytë e tmerruar të bashkëmoshatarëve.Familja e shqiptarit, e cila jetonte jo shumë larg stacionit të Chiarit, është tronditur, dhimbje që e ka ndjerë i gjithë komuniteti.

Adoleshentin shqiptar thuhet se e njihnin të gjithë, ndërsa ndiqte shkollën e mesme në qytet dhe luante në ekipin lokal të futbollit.

Marketing