Për shkak të situatës ekonomike, qytetarët e Kosovës e kanë shfrytëzuar këtë mundësi që e kanë ofruar vendet e BE-së. Kroacia, Gjermania e Sllovenia janë disa prej shteteve në të cilat ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve kosovarë viteve të fundit.

Për 4 vite, sipas ambasadës sllovene, janë 15 mijë e 291 kosovarë që kanë marrë leje qëndrim dhe leje të punës për herë të pare.

Ndërsa 28 mijë leje të punës që janë lëshuar përgjatë këtyre 4 viteve, transmeton albora.ch.

Vetëm në vitin 2021 janë lëshuar 5 mijë e 313 leje të para të qëndrimit dhe të punës për qytetarët e Kosovës për në Slloveni.

Marketing

Ambasada e Sllovenisë ka specifikuar edhe një kategori të lejeve të qëndrimit dhe të punës. Sipas tyre, 560 leje të qëndrimit dhe të punës janë lëshuar si leje e përkohshme./albora.ch/

Marketing