Pas disa muajsh angazhime për themelimin e nëndegëve në kantonet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur që më 14 maj të mbajë Kuvendin Zgjedhor për Degën e PDK-së për Zvicër.

Marketing

Për organizimin e këtij kuvendit zgjedhor, shefi i Departamentit të Diasporës në PDK, deputeti Elmi Reçica ka mbledhur sot në Fribourg të Zvicrës kryetarët e nëndegëve nga të gjitha kantonet.

Kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Zvicër e kanë zgjedhur sot edhe Këshillin për organizimin e Kuvendit Zgjedhor, i cili do të udhëhiqet nga deputeti Reçica, i cili është marrë nga fillimi me riorganizimin e strukturave të PDK-së në diasporë.

“Puna, përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha strukturave të partisë për riorganizimin e PDK-së në Zvicër, po konkretizohet me themelimin e Degës së PDK-së në Zvicër, të cilës do t’i bashkohen një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, intelektualë të shquar, veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, të rinj e të reja, biznesmenë të suksesshëm. Së bashku do të punojmë për fuqizimin e mëtutjeshëm të PDK-së në diasporë, si dhe për rikthimin e saj në krye të shtetit, për të ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Marketing