Ka pasur debate të vazhdueshme në Zvicër se cili opsion është më ekonomik për shumicën e njerëzve – blerja e një prone apo marrja me qira e saj.

Marketing

The Local ka trajtuar edhe këtë temë:

Përgjigja varet nga shumë faktorë, duke përfshirë normat e hipotekave dhe gjendjen e ekonomisë në përgjithësi.

Tani për tani, dhe për herë të parë në 13 vjet, është më e favorshme të jesh qiramarrës sesa pronar, sipas një analize të re të tregut lokal të pasurive të paluajtshme nga Credit Suisse.

Kjo për shkak se kostoja totale e posedimit të një shtëpie kur merr ose zgjat një hipotekë tejkalon koston e marrjes me qira të një shtëpie të krahasueshme, zbuloi Credit Suisse.

Marketing