Kristjan Asllani është i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali pasi konsiderohet si një nga talentet e mëdhenj të futbolli atje edhe pse në sezonin e parë te zikaltërit ka gjetur shumë pak hapësira.

Marketing

Megjithatë edhe vëllai i tij, Emanueli, ndiqet nga shumë njerëz në rrejet sociale, pasi ai shfaq shpesh pasionin për makinat e shtrenjta.

Për këtë arsye gazeta e njohur italiane, ‘Tuttosport’, i ka kushtuar një artikull ku shkruan:

“Shumë njerëz e njohin Kristjan Asllanin, mesfushorin e Interit, por të gjithë në rrjetet sociale e njohin Emanuelin, vëllain e madh të çmendur pas supermakinave.

28-vjeçari shqiptar është në fakt shumë i njohur në “TikTok” dhe në “Instagram” (ku numëron mbi 380 mijë ndjekës), ku publikon video ironike duke drejtuar makina luksoze ekscentrike dhe origjinale.

I riu shqiptar i bazon tërësisht faqet e tij zyrtare në makinat luksoze: Lamborghini, Ferrari, Mercedes e shumë modele të tjera me çmime tejet të larta. Në të gjitha këto makina, influencuesi shfaqet në “Instagram”-in e tij dhe në “TikTok”-un e tij teksa lëviz me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, duke treguar atë prestigj të shfrenuar që vetëm makina të tilla mund të rrënjosin.

Aspekti më i mirë i pasionit të tij, megjithatë, është se çdo xhirim dhe video ka gjithmonë atë majë ironie që nuk e bën atë kurrë të neveritshëm dhe asnjëherë mendjemadh, por përkundrazi jashtëzakonisht argëtues.”

Marketing