Guardia di Finanza e Venecias ka sekuestruar një sasi të madhe roge, hashash, kokainë dhe marijuanë. Në pranga kanë rënë dy bashkëshortë shqiptarë me banim në Mestre.

Marketing

Policia pikasi një makinë të dyshimtë në zonën e Mestres e cila sapo kishte parë ushtarakët kishte tentuar të ndryshonte drejtimin e udhëtimit.

Mjeti u bllokua dhe çifti u arrestua. Në shtëpinë re tyre, në parking u gjet një makinë tjetër të pronësi të tyre, në bagazhin e së cilës u gjetën  rreth 20 kilogram hashash.

Burri më pas tentoi të arratisej, por u bllokua nga patrulla, shkruan abcnews.al.

Me qenin e drogës, operacionet u shtrinë edhe në shtëpi ku u zbuluan 300 gram kokainë në fshehura në tubin thithës të kuzhinës dhe materiale për paketimin e drogës.

Në një godinë tjetër të çiftit, pak kilometra më tutje u zbuluan në një dollap më shumë se 3 kilogramë kokainë, 18 thasë me nga 20 kg marijuanë dhe 27 kiligram hashash.

Droga, e destinuar për të furnizuar sheshet e qyteteve gjatë verës, do të kishte sjellë fitime prej 1 milionë eurosh.

Të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Venecias.

Marketing