Që nga viti 2019, të huajt që marrin ndihmë sociale për një periudhë të gjatë kohore mund të dëbohen nga Zvicra. Kjo temë tashmë po diskutohet në Asamblenë Federale, duke krijuar përçarje mes deputetëve.

Marketing

Shumica e ngushtë e komisionit të Këshillit të Shteteve ndan qëndrimin e Ministres së Drejtësisë Karin Keller-Sutter – domethënë se duhet të kryhet një ‘test proporcionaliteti’ përpara se të tërhiqet një leje qëndrimi. Për shembull, duhet të përcaktohet nëse njerëzit që varen nga ndihma sociale u gjendën në një situatë të pasigurt financiare “pa qenë përgjegjës për të”, transmeton The Local.

Duke pasur parasysh natyrën e diskutueshme të kësaj çështjeje, deputetët kërkojnë që ligji të specifikojë kushtet në të cilat mund të tërhiqet një leje.

Marketing