Marketing

Një ngjarje jo e zakonshmë ka ndodhur me datën 6 janar 2022 në qytetin St,Gallen, ku një përson i panjohur u paraqit si oficer policie dhe e ka mashtruar grua 66-vjeçare, shkruan Tagblatt.ch, përcjell albora.ch.


Ai ka arritur ta binde gruan që të depozitonte 34 mije franga, duke e telefonuar atë.

Mashtruesi i tha se sapo ishin arrestuar dy burra. Ata kishin me vete një fletore me emrin e gruas dhe vendbanimin. i panjohuri i paraqitur si polici i shpjegoi 66-vjeçares se tani ishte e rëndësishme që ajo të dorëzonte në polici të gjitha paratë që kishte në shtëpi dhe në bankë. Gruaja e plotësoi këtë kërkesë dhe më në fund depozitoi mbi 34 mijë franga në një zarf.

Policia e kantonit St.Gallen zbulon rregullisht përpjekje për mashtrim nga oficerë policie të rreme.

Ata thanë së shpesh mashtruesit arrijnë ta bëjnë këtë. Për këtë arsye policia bënë apel që të kën kujdes qytëtaret:


“Mos i jepni para askujt që nuk e njihni. Asnjëherë mos depozitoni para të gatshme edhe kur ju kërkohet, në rast dyshimi, raportoni në një stacion policie në zonën tuaj ose në numrin e urgjencës 117”, u shpreh policia në njoftim për apel dhe kujdes./albora.ch/

Marketing