Sindikata gjermane “Verdi” bëri thirrje për greva gjithëpërfshirëse të enjten në tri aeroporte kryesore në Gjermani.

Marketing

Siç bën me dije protesta do të jetë 24 orëshe dhe parashikohet të fillojë natën e së enjtes.

Sektorët që do të preken përfshijnë zonën e kontrolleve të sigurisë së aviacionit, të pasagjerëve e të shërbimit të personelit dhe mallrave.

Punëtorët kërkojn një marrëveshje kolektive më të mirë për pagesën jashtë orarit.

Në aeroporte priten të ketë kohë më të gjata pritjeje apo edhe anulime fluturimesh për shkak të reagimit.

Zëdhënësi i aeroportit të Hamburgut shtoi se nga greva mund të preken rreth 80,000 pasagjerë. Po ashtu ndikim do të ketë dhe për avionët që do të mbërrijnë në to.

Por edhe punonjësit e hekurudhat duket se kanë vendosur të ndërpresin aktivitetin.

Media gjermane njoftojnë se në ditët në vijim duke ju referuar diës së premte edhe punonjësit e këtij sektori do të nisin protesta paralajmëruese.

Albora.ch

Marketing