Rrjeti i transportit të Gjermanisë është pothuajse i bllokuar këtë të hënë . Dy nga sindikatat më të mëdha të vendit bojkotuan sherbimet. Ato po kërkojnë paga më të larta për të ndihmuar punonjesit të përballen me koston në rritje të jetesës në të gjithë vendin.

Marketing

Mediat thone se mosmarrëveshja mbi pagën u përshkallëzuanë mënyrë ramatike në Gjermani, por këtë herë dy nga sindikatat më të mëdha të vendit kanë bashkuar forcat.

Ka pasur shumë nderprerje nga sektorë të tjerë të shërbimeve publike, duke përfshirë kujdesin për fëmijët dhe arsimin, por e hëna pritet të jetë më e madhja në dekada në vend.

Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro e la punen,  pak pas mesnate për një greve 24-orëshe.

Shërbimet e transportit lokal, përfshirë tramvajet dhe autobusët, gjithashtu nuk janë në funksion në shtatë lande.

“Çmimet e benzinës dhe të ushqimeve janë rritur”, tha një protestues në Berlin.

Mijëra fluturime janë anuluar gjtihashtu , duke përfshirë dy nga aeroportet më të mëdha të vendit – Mynihu dhe Frankfurt.

Shoqata e aeroporteve të Gjermanisë tha se rreth 380 mije  udhëtarë preke nga greva.

Sindikatat shpresojnë se greva do të rrisë presionin mbi punëdhënësit përpara një raundi tjetër negociatash për pagat këtë javë. Disa kompani kanë thene se sindikatat po bëjnë kërkesa të paarsyeshme që rrezikojnë të largojnë publikun. Megjithatë, rritjet e suksesshme të pagave janë negociuar kohët e fundit.

Punëtorët e postës fituan një rritje pagash prej 11.5% në fillim të marsit. Greva e së hënës pason një proteste te ngjashme në shkurt kur më shumë se 2 300 fluturime u anuluan dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit të vogël dhe të mesëm akuzuan sindikatat se kishin marrë peng të gjithë vendin për interesat e tyre.

Marketing