Një grua është shpëtuar mrekullisht e gjallë nga rrënojat pas 170 orëve në Gaziantep.

Marketing

Siç raportojnë mediat turke, ekipet që e shpëtuan atë, janë duke u përpjekur që ta nxjerrin edhe një grua tjetër në rrënojat e së njëjtës ndërtesë.

Sibel Kaya, e cila u nxor nga rrënojat pas punës së ekipeve, u dërgua fillimisht në ambulancë dhe më pas në spital. Largimi i Kayas për së gjalli, ngriti moralin te ekipet e shpëtimit.

Ndryshe, deri më tani është raportuar se mbi 34 mijë persona kanë mbetur të vdekur, nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, një javë më parë.

Marketing