Mbi 5 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia vitin e kaluar. Kjo ndodhë për shkak se në shumicën e shtete evropiane nuk lejohet dyshtetësia. Ndërsa rreth 570 persona kanë kërkuar azil në Kosovë, ndryshe nga viti 2020 që ishin rreth 1500 persona që kërkuan azil në vendin tonë.

Marketing

Nga drejtoria e departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, treguan se numri më i madh i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania dhe se sipas tij vetëm Franca dhe Zvicra nuk obligojnë lirimin nga shtetësia e Kosovës, transmeton albora.ch.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marr 5031 vendime për lirim nga shtetësia: 4940 vendime pozitive dhe 91 vendime negative./albora.ch/

Marketing