Gjeologu turk, Abuzer Sariras nuk e përjashton mundësinë që në Turqi të ketë një tërmet edhe më të fortë se ai i pak ditëve më parë që goditi vendin.

Marketing

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Sariras u shpreh se në zonën ku ka rënë tërmeti, bashkohet pjesa e Anadollit juglindor me pllakën e Arabisë.

Sariras tha se shtëpia e tij në fshat mund të përballojë një tërmet me magnitudë deri në 8.9 ballë.

“Vazhdimisht jemi nën presionin apo probalilitetin e një tërmeti të mundshëm. Fatkeqësisht mundet, është zona ku bashkohet pjesa e Anadollit juglindor bashkë me pllakën e Arabisë. Deri në 8.9 e kemi përgatitur, e kemi bërë për këtë punë. Kam shtëpinë dhe zyrën në Malatya, por sërish nuk e besoj “, theksoi ai.

Marketing