Të paktën një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një supermarket italian.

Marketing

Incidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në një supermarket në një qendër tregtare në jug të Milanos, kur policia thotë se një burrë i armatosur me thikë theri një numër njerëzish. Mediat lokale raportojnë se burri vodhi thikën nga supermarketi para sulmit, shkruan Euronews.

Një punonjës supermarketi ka ndërruar jetë rrugës për në spital, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Një nga personat e tjerë të plagosur ishte futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili aktualisht është i huazuar në Monza të Serisë A italiane, nga Arsenali i Anglisë.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për sulmin një 46-vjeçar italian.

Në këtë moment nuk dihet motivi, por autoritetet italiane thanë se nuk kishte elementë që sugjeronin terrorizëm.

Marketing