Kompania Zhitia Tourist njoftoi sot në mengjes se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, autobusi i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.
Marketing

Kompania në fjalë bëri të ditur se nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate në Facebook njoftoi se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes dhe se Institucionet e vendit janë në kontakt të vazhdueshëm për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident. /albora.ch/

Marketing![]()