Nga sot 1 qershor hiqet masa e përdorimit të detyrueshëm të maskës kundër Covid-19  në Greqi.

Marketing

Heqja e detyrimit do të jetë e vlefshme deri më 15 shtator 2022, kur pritet një vendim i ri bazuar në të dhënat epidemiologjike .

Nga sot hiqet përdorimi i maskës në dyqane ashtu dhe supermarkete.

Gjithashtu, hiqet detyrimi i detyrueshëm i maskës edhe në aeroplanët dhe transportin ndërqytetës,, si trenat dhe autobusët ndërqytetës.

Detyrimi i mbajtjes së maskës kundër Covid mbetet në spitalet , shtëpitë e të moshuarve si dhe në transportin publik.

Marketing