Deri sivjet, Kosova, në bashkëpunim me disa organizata të diasporës, kanë përpiluar tekste të ndryshme shkollore, në gjuhën shqipe, për nxënësit, fëmijë të mërgimtarëve.

Marketing

Por nga ky vit i ri shkollor, Republika e Kosovës, në bashkëpunim me atë të Shqipërisë, konkretisht, Ministritë e Arsimit, dhe ato të diasporës, kanë përpiluar tekstet e para zyrtare shkollore për tu mësuar gjuha dhe kultura shqipe në diasporë.

E me këto tekste, mësuesi i gjuhës shqipe në Suedi, Xhevat Isufi, në Sytë 7 në Klan Kosova, u shpreh i kënaqur. Sipas tij, përmbajtja e tyre është mirë e plotësuar, pasi në përpilim të tyre morën pjesë edhe vet diaspora.

Isufi, që është edhe pjesë e Lidhjes së shoqatave shqiptare Iliria në Suedi, në Sytë 7, tha se në Suedi janë shpërndarë deri tani 1000 ekzemplar, por që janë premtuar edhe qindra, për tu shpërndarë falas tek nxënësit shqiptar.
Mësuesi me një përvojë prej 30 vjetësh në arsimin suedez, në Klan Kosova, tha se me këto tekste, do mbetet gjallë edhe gjuha shqipe, kudo në botë.

Marketing