Një biznesesmeni gjermani i ka kushtuar shtrenjtë fushata e tij vetëdijësuese për vaksinimin e punëtorëve të kompanisë së tij.

Marketing

Bëhet fjalë për kompaninë Bocher AG nga Jeni, e cila u ka ofruar punonjësve një bonus prej pesë mijë eurove për marrjen e një doze të vaksinës anti-COVID, transmeton Albora.ch.

Drejtori i kësaj kompanie, Udo Bocher, pati thënë në fund të vitit të kaluar se oferta e tij do të vlejë deri në fund të janarit të këtij viti.

Por duket se ai ia ka arritur qëllimit. Më përpara çdo i dhjeti punonjës i tij ishte infektuar me COVID-19, e përqindja e të vaksinuarve ishte rreth 60 për qind. Sot në këtë kompani janë 90 për qind të vaksinuar.


“Ofertën e tij e shfrytëzuan mbi 500 punonjës. E kjo kompanisë i kushtoi rreth 2,5 milionë euro”, tha Bocher duke theksuar se ky vendim tashmë i është shpaguar. Derisa në nëntor kemi pasur deri në 10 të infektuar në ditë, në gjashtë javët e fundit është regjistruar vetëm një i infektuar. Punonjësit tonë janë të mbrojtur nga pasojat e infektimit të coronavirusit, e kjo është shumë mirë për në si kompani sepse mund të kryejmë punën tonë me një ekip fantastik”, ka deklaruar biznesmeni gjerman.

Marketing