Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi, ka treguar bisedën e fundit me djalin e tij, e ndërsa bën apel për gjetjen e tij.

Marketing

Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, prandaj kërkon me ngulmë të dijë për fatin e të. 

“Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen”, tha nëna e shqiptarit, Mirela Ruçi.

1677860755_Screenshot3.jpg
Marketing