E gjithë ngjarja kishte filluar më 14 shkurt të 2020, kur viktima B.K. ishte lajmëruar në Policinë e Kosovës si person i zhdukur.

Marketing

Ai kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, saktësisht në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, shkruan Albora.ch.

Pasi që familjarët e tij kishin disa ditë pa kontaktuar me viktimën, gruaja e tij e kishte marr rrugën nga Zvicra për në Kosovë për ta parë se çfarë ka ndodhur me bashkëshortin e saj.

Por, rasti se çfarë ka ndodhur me mërgimtarin nga nuk ishte zbuluar deri pas dy muajve po të atij viti.

Ajo çfarë u zbulua ma vonë ishte tronditëse për familje dhe opinionin e gjerë.

Viktima B.K. ishte vrarë dhe trupi i tij ishte djegur. Këtë vepër mizore kishte arritur ta kryente vëllai i tij, Gani Kriezi.

Si ndodhi vrasja?

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Gjakovës, Gani Kriezi krimin e ka kryer në shtëpinë e të ndjerit, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre lidhur me pronën.

“I pandehuri G.K., akuzohet se me datën 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, për shkak të konflikteve që kishin mes tyre lidhur me pronën, i akuzuari G.K., me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B.K., ku me pas e ka djegur trupin e të ndjerit dhe mbetjet i ka hedhur në një vend deri tani të pa identifikuar, me qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet në aktakuzën kundër pandehurit G.K.

Ilustrim

Burgim të përjetshëm ndaj të pandehurit G.K. për vrasje të vëllait

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Drilon Haraçia e ka shpallur të mërkurën Gani Kriezin fajtor, duke  e dënuar me burgim të përjetshëm.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Seanca vendimtare

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Nuk ishte vrasja e vetme e Gani Kriezit

Krimi makabër ndaj të vëllait nuk ishte e vetmja vrasje që e ka bërë Gani Kriezi. Ai kishte vrarë bashkëshorten e tij, ku ishte dënuar nga Gjykata e Lozanës.

“I pandehuri ka qenë i dënuar më parë për vrasjen e bashkëshortes nga Gjykata e Lozanës, në Zvicër”, njofton Gjykata e Gjakovës.

Gjykata e Lozanës

Ai kishte vuajtur dënimin prej 17 vite burg në Zvicër. Pas vuajtjes së dënimit ishte dëbuar nga Zvicra dhe ishte kthyer për të jetuar në vendlindje.

Ai ishte liruar nga burgu para 3 vitesh.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Marketing