Një stuhi e fortë dimërore në Slloveni mbylli autostradën bregdetare drejt Lubjanës dhe shpejtësia e erës thuhet se ka mbërritur deri në 140 kilometra në orë.

Marketing

Si pasojë, ndër tjerash, në disa pjesë të Sllovenisë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja.

Madje, në autostradën A1 Koper-Ljubljanë është krijuar një radhë prej 57 kilometrash dhe njerëzit kanë qëndruar në radhë për më shumë se një orë.

Krahas borës, trafikun e kanë penguar edhe aksidentet.

Qendra Informative e Trafikut u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të monitorojnë situatën në komunikacion dhe parashikimin e motit.

Marketing