Ata që kanë pasur kontakt me ndonjë person të infektuar me virusin korona në kantonin e Gjenevës, nga e shtuna duhet të jenë në karantinë për shtatë në vend të dhjetë ditëve, shkruan albora.ch.
Marketing

Këtë njoftim e ka dhënë të premten drejtoria e shëndetësisë në Gjenevë.
Kantoni i Gjenevës po ndjek kështu një rekomandim nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Më parë, pesë kantone kishin bërë tashmë të njëjtën gjë. Fjala është për kantonet: Ticino, Basel-Stadt, Waadt, Wallis dhe Jura.
Në Ticino, ashtu si në Gjenevë, rregullimi do të zbatohet nga e shtuna, në katër kantonet e tjera nga e hëna.
Shkurtimi synon të zbusë efektet e masave të karantinës në shoqëri, shkruan BAG në propozimin e publikuar të premten. /albora.ch/
Marketing![]()