Mijëra punonjës të emergjencës kanë hyrë në grevë në mbarë Anglinë dhe Uellsin për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për pagat.

Marketing

Në Uells në grevë janë më shumë se 11 mijë punonjës, kurse në Angli shtatë nga dhjetë shërbimet e emergjencës.

Sindikata GMB përmes një postimi në Twitter fajësoi autoritetet për grevën, të cilët, sipas saj, nuk duan të dëgjojnë kërkesat e punëtorëve dhe nuk duan të flasin për pagat.

Punonjësit e emergjencës në Uells iu bashkuan grevës pasi refuzuan ofertën e re të qeverisë.

Greva e planifikuar e punonjësve të shëndetësisë në Skoci u pezullua pas ofertës së re të qeverisë për rritje pagash deri në 14 për qind.

Përveç kësaj, sot është dita e fundit e grevës katërditore të zyrtarëve doganorë në portet Dover, Calais, Coquelles dhe Dunkirk.

Marketing