Shumë mërgimtarë që kishin ardhur në Kosovë për të kremtuar festat e fundvitit me familje, e kanë mbaruar pushimin e po nisen drejt shteteve të perëndimit ku kalojnë shumicën e jetës.
Marketing
Disa nga ta shprehen se festat në vendlindje janë të pakrahasueshme.
Mirëpo në mesin e tyre, ka të tillë që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si i kaluan ditët festive në Kosovë.
E kjo, për shkak të problemeve me rrymë.
“Kishim rrymë natën e Vitit të Ri dy-tri orë, duke na rrejt, me rrena. Erdhëm në pushim të pakënaqur, po shkojmë të pakënaqur”, ka thënë ai. /albora.ch/
Marketing