Të mërkurën e 2 shkurtit, shteti zviceran do të testojë sistemin e saj të alarmit mbarëkombëtar në orën 13:00 në zonat afër ujit.
Sinjali i cili do të përçohet përmes një sirene lëkundëse e cila është e qëndrueshme një minutë, synon të paralajmërojë qytetarët për një emergjencë ose fatkeqësi të afërt, shkruan The Local – transmeton Albora.ch.
Gjithashtu nga ora 14:15 deri në orën 15:00 do të testohet ‘ëater alert’ apo ‘alarmi i ujit’ në zonat që janë afër digave.
Kjo përbëhet nga dymbëdhjetë tone të ulëta të vazhdueshme që zgjasin njëzet sekonda dhe përsëriten në intervale prej dhjetë sekondash.
Në total do të testohen 7200 sisteme alarmi.
Kjo është një traditë zvicerane, pasi që ky test kryhet çdo vit të mërkurën e parë të shkurtit.
Çdo vit, të mërkurën e parë të shkurtit, testohen të gjitha sirenat në të gjithë Zvicrën. Publiku njoftohet paraprakisht përmes njoftimeve në radio, në TV dhe në shtyp.
Publikut të gjerë nuk i kërkohet të përgjigjet në një mënyrë të veçantë ose të marrë masa mbrojtëse, por thjesht kërkohet paraprakisht për të shfajësuar shqetësimin e shkaktuar nga zhurma e sirenave.