Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është bërë sot shtetasja më e re shqiptare. Në Tiranë, ajo mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Marketing

Më pas, te kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Dua bëri betimin si shtetase shqiptare.

“Unë Dua Dukagjin Lipa betohem me besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektim ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë”. Këtë tekst e lexoi Veliaj, para se fjalët e tij t’i konfirmonte këngëtarja.

“Betohem!”, tha Dua Lipa.

Marketing