Artemisa Gogo është një mjeke dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Bernës në Zvicër. 7 vite më parë, ajo la Shqipërinë për kërkime shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Marketing

Tashmë, Artemisa është bërë e njohur përmes faqes së saj në Instagram, ku jep herë pas here këshilla për ndjekësit e saj se si të largojnë ankthin.

Sot e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mjekja dha disa këshilla si të qetësohemi përpara një bisede të vështirë apo tregoi disa ushtrime për të ndaluar ataket e panikut.

Ndër të tjera, Gogo deklaroi se FBI punëson persona që kanë tendenca ankthioze, pasi kapin ndryshimet më të vogla të ambientit.

“Gjatë jetës mund të ndodhin strese të ndryshme, si ndryshim pune, ndryshim shtëpie, mund të ndodhin probleme familjare, çdo lloj gjëje, qoftë edhe një fjalë që ti dëgjon. Ca ndodh me trurin? Kjo ndodh te persona që janë vigjilentë dhe sidomos FBI faktikisht punëson këta persona që kanë tendencë ankthioze, se këta janë njerëzit më vigjilentë dhe kapin ndryshimet më të vogla të ambientit. Janë shumë të vëmendshëm dhe këto ndryshimet e vogla të ambientit i kap truri dhe shpërthen. Është një reaksion normal i trurit, që nuk është sulm por është mbrojtje”, tha ajo./abcnews.al

Marketing