Ministri britanik Nadhim Zahawi, duke folu për mediat vendase ka ngritur edhe njëherë alarmin për emigracionin e paligjshëm.

Marketing

Ai deklaroi se shumica e emigrantëve të paligjshëm vijnë nga Shqipëria dhe se po kthehen në një rrezik serioz për shoqërinë vendase dhe jo vetëm.

Ndërkohë shtoi se autoritetet britanike po bashkëpunojnë me autoritete franceze dhe atyo shqiptare që të bëjnë të mundur ndaljen e këtij fenomeni.

“Në vendin tonë është përhapur masivisht migrimi i paligjshëm. Ne duhet të merremi me këto banda dhe nga këto 38 mijë emigrantë që po flasim për këtë vit, 80% e tyre janë shqiptarë.

Ata po abuzojnë me shoqërinë tonë nuk po e ndihmojnë aspak “Aktin e Skllavërisë Moderne”.

Ne kemi disa skema që po operojmë për t’i dhënë fund dhe një prej tyre është “Skema e Ruandës”.

Ne jemi duke bashkëpunuar me homologët tanë francezë, për të bërë më të mirën së bashku me Shqipërinë.

Kjo do të ndihmojë qeverinë shqiptare, për t’ia dalë me atë që ne po merremi.

Ka shumë detyra në të cilat ne jemi fokusuar dhe e di që kryeministri duhet të bëjë zgjedhjen e duhur për të vënë në krye personin e përshtatshëm për të zgjedhur këtë çështje”, deklaroi Zahawi.

Marketing