Jo vetëm maskë dhe dezinfektues për duart për të ruajtur një turne muzikor nga Covid, por grupi i famshëm Metallica është i pari në botë që përdor qenë të stërvitur,  për të nuhatur dhe zbuluar virusin tek njerëzit, shkruan Tgcom24

Marketing

Qentë janë marrë nga një kompani në Ohajo, madje grupi i muzikës metal i ka besuar nuhatjes së këtyre qenve për koncertet e tyre në Atlanta. Dhe duke parë suksesin, vendosën t’i përdorin dhe për spektaklin e 40 vjetorit të tyre në San Francisko.

Por kjo procedurë nuk përfshin publikun në koncerte por vetëm ata që punojnë dhe kalojnë në prapaskenë. Para se të nuhaten nga qentë çdokush duhet të mbajë një maskë në fytyrë për 10 minuta dhe më pas ajo maskë i afrohet qenit. Qentë janë stërvitur që të ulen para një personi që sipas tyre rezulton pozitiv.

Niveli i sigurisë është deri në 99% të rasteve të analizuara. E njëjta kompani ka përdorur qentë e saj dhe për gara automjetesh dhe ndeshje basketbolli. Eksperienca e Metallica është ndjekur dhe nga grupe të tjera muzikore./albora.ch/

Marketing