Një 32 vjeçar kosovar, në gusht të vitit 2020 kishte tentuar të sulmonte një pikë karburanti në Bernë duke kërcënuar shitësen me një granatë dore.

Marketing

“Berner Zeitung” shkruan se tani ai është dënuar me 34 muaj burg nga gjykata rajonale në Bernë, dhe se nga këto, ai do t`i vuajë si burg efektiv vetëm 12 muaj.

Për arsyeje se kosovari ka 20 vite që jeton në Zvicër, është i integruar mirë dhe asnjëherë nuk ka rënë në sy të policisë për ndonjë shkelje, ai nuk do të dëbohet nga Zvicra, transmeton albora.ch.

Gjykata gjithashtu nuk i ka besuar deklarimit të tij se ai nuk e dinte që granata e dorës ishte e vërtetë. Procedura nuk është ende përfundimtare dhe mund të vazhdojë./albora.ch/

Marketing