Një 36 vjeçar shqiptar i dënuar me 15 vite burg për mashtrim është arrestuar në Suedi me qëllim ekstradimi drejt vendi tonë.

Marketing

Policia bën me dije se shtetasi Bledar Haroku, 36 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2013, në Tiranë, shtetasi Bledar Haroku, në bashkëpunim me persona të tjerë, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë shumën 136.000 euro, shtetasit L.V., transmeton albora.ch.

Ndër të tjera bëhet me dije se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur ekstradimi i tij drejt vendit tonë./albora.ch/

Marketing