Mërgimtari Driton Smakaj, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Donika Gërvalla është ministre veç pse është vajza e një dëshmori. Ai bën analogjinë me rastin në fundjavë, ku një grua iu afrua kryeministrit për t’i treguar që është motra e një dëshmori, por pavarësisht kësaj, edhe e kishte shkollimin e duhur por megjithëkëtë, u shkarkua nga detyra diplomatike.

Marketing

Smakaj shkruan:

Donika Gërvalla është sot ministre, veç pse është vajza e një dëshmori.

Edhe votat populli ia ka dhënë mbi atë bazë.

Sa për atë që ajo ka diçka të bëjë me profesionin e diplomacisë, Zot na ruaj. Kam shumë respekt për familjen Gërvalla dhe nuk ma zbehin fare atë respekt skandalet pafund të Donikës.

Pra, kur po i shoh trushpërlarët duke e sulmuar atë zonjën që e kishin shkarkua nga puna, po duken të neveritshëm. Plus ajo ishte e shkolluar në Austri, plus që 10 vjet përvojë punë në diplomaci. Do të thotë që ajo nuk është bërë diplomate veç për faktin që është vajzë e dëshmorit. Kishte edhe përgatitje profesionale. Kosova nuk ka pasur kuadra të specializuar veç për diplomaci.

Deri dje vëvëistat sulmonin partitë tjera që nuk kanë bërë asgjë për familjet e dëshmorëve, ndërsa sot përkrahin një pushtet që largon nga puna familjarët e dëshmorëve me motive profesionale.

Është shumë e kjartë që kemi të bëjmë me një luftë primitive për të zëvendësuar njerëzit në diplomaci me teze e nipa. Të paktën mos na fyeni inteligjencën me thënë që është shkarkua për motive profesionale.

Me të shkarkua dikush që lidhje ska me profesion, për motive profesionale, është sa paradoksale aq banalitet.

Nuk ka ma mirë sesa me i thënë gjërat qysh janë. /albora.ch/

Marketing