Gazeta zvicerane “Blick” i ka kushtuar një shkrim situatës së sigurisë në veriun e Kosovës.

Marketing

Në artikull gazeta zvicerane shkruan se kjo situatë do të mund të bëhej e rrezikshme për ushtarët zviceranë.

Në një intervistë zëdhënësi i ushtrisë zvicerane Daniel Seckler, tha se situata në veri është e brishtë.

“Ngjarjet e fundit në veri tregojnë se situata në këtë pjesë të vendit është e brishtë dhe aktualisht e tensionuar. Pavarësisht kësaj, situata në Kosovë përgjithësisht mund të konsiderohet e qetë dhe stabile në shumicën e pjesëve të vendit, edhe falë vendosjes së KFOR-it”- tha Seckler.

Në artikullin e Blick.ch thuhet se në rast se situata do të eskalonte, ushtarët s’do ta kishin për detyrë që ta mbronin Kosovën.

Nëse situata do të përshkallëzohej dhe Serbia do të pushtonte Kosovën, nuk do t’i takonte zviceranëve të mbronin Kosovën, shkruan blick transmeton Albora.ch

Zëdhënësi i ushtrisë tregoi se edhe me çka janë të armatosur ushtarakët e SwissCoy.

“Ushtarët zviceranë janë të armatosur me pistoleta ose pushkë sulmi dhe spërkatës për vetëmbrojtje”.

Ai theksoi se siguria e ushtarëve është parësore.

Albora.ch

Marketing